Mirë se erdhët në Ebaufix

Putzgrund

Produkt bazë, përdoret para se të aplikohet lyerja përfundimtare për sipërfaqet e lëmuara.

Përdorimi: Akryl Lidhës është produkt bazë që aplikohet në sipërfaqe të lëmuara brenda dhe jashtë, para aplikimit të shtresave përfundimtare. Aplikohet mbi sipërfaqe të ndryshme (gurë natyral dhe sintetik, sipërfaqe muri, tjegulla, beton etj.) Akryl Lidhës përdoret për mbrojtjen kundër lagështisë si dhe izolimin e fugave të vjetra. Lejon kalimin e avujve dhe ndihmon ajrosjen e strukturave të lyera me të, në këtë mënyrë nuk ndikon në ngjyren dhe përfundimin e punës në sipërfaqe. Nuk lejon formimin e ngricave duke parandaluar thithjen e ujit, shiut ose pluhurit. Akryl Lidhës shërben si urë-lidhëse para fillimit të punimeve me llaç dekorativ mineral ose dekorativ akrilik, ka funksion thelbësor në lidhjen dhe jetëgjatësinë e produktit përfundimtar të aplikuar. Sipërfaqet ku duhet të përdoret Akryl Lidhës duhet të jenë të forta, të pastërta dhe pa pluhur, sipërfaqet e ndjeshme (dritaret) duhet të mbrohen gjatë aplikimit.

Aplikimi: Akryl Lidhës aplikohet me brushë cilindrike ose me rryl.

Pamja: Pastë Konsumi: 250 gr/m2 Sasia e ujit që i shtohet: 5-10%

Përdorimi: Brenda 2 orësh, të mos jenë të përzier me materialet e tjera

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg

Temperatura e aplikimit: +5°C – +25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi I drejteperdrejtë ndaj diellit, të mbrohet nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.