Mirë se erdhët në Ebaufix

Fasadë TD15

Fasadë Dekorative Transparent

Fasadë dekorative plastike – Strukturë për pigmentim, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.

Përbërja: llaç i bardhë dekorativ, në gjendje të lëngët. Është produkt me cilësi të lartë i gatshëm për përdorim dhe i lehtë për aplikim. Fasada dekorative Transparent Sturkturë përdoret për hapësira të brendshme dhe të jashtme të cilat janë të dedikuara për pigmentim me sistemin Ebaufix Classic Collection si dhe sisteme tjera të ngjyrave kompjuterike. Baza ku aplikohet Fasada dekorative Transparent Sturkturë duhet të jetë e fortë dhe e pastër.

Aplikimi: aplikohet me vegël të çeliktë, në trashësi me kokërrizat që përmban llaçi dekorativ. Strukturimi bëhet me vegël plastike deri sa llaçi është i përpunueshëm. Produkti i finalizuar është i fortë, i rezistueshëm ndaj ujit dhe kushteve të ndryshme atmosferike.

Përdorimi: Brenda 2 orësh, të mos përzihet me materiale tjera.

Konsumi: 1.5mm – 2.0mm – 2.5 kg/ m2 2.0mm – 2.5mm – 3.2 kg/ m2 2.5mm -3.0mm – 4.0 kg/ m2

Paketimi: 25kg

Temperatura e përdorimit: +5°C – +25°C Pastrimi mjeteve të punës menjëherë pas përdorimit.

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit