Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex E55

Semi Transparent – Ngjyrë për nuancim
dhe pigmentim të mesëm, për përdorim në hapsira të jashtme

Përdorimi: Akrylat Fassadex Semi-Transparent i jashtëm është produkt i gatshëm për përdorim, i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapësirave të jashtme, të cilat janë të dedikuara për pigmentim me sistemin Ebaufix Classic Collection dhe sisteme tjera të ngjyrërave kompjuterike. Akrylat Fassadex Semi-Transparent i jashtëm shquhet për arritjen e nuancimeve me tone gjysëm të mbyllura gjatë pigmentimit me sistemet e përcaktimit të nuancimeve kompjuterike.Ka punueshmëri të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Përfundimi rezulton me një sipërfaqe mat, me rezistencë të lartë ndaj agjendëve gërryes.

Aplikimi: Aplikohet me brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para aplikimit. Për 1m2 nevojiten 250-300gr Akrylat Fassadex Semi- Transparent i jashtëm, aplikimi mund të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mirë dhe jo të degraduara.Aplikohet në dy duar të njëpasnjëshme. Baza ku vendoset Akrylat Fassadex Semi-Transparent i jashtëm, duhet të jetë e pastër dhe e pa pluhur.Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg. Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit. 

Generic persantine from Columbus Lansing shipping skelaxin 400mg Does macrobid work Macrobid macrocrystals monohydrate 10 0mg oral capsule Where to buy norvasc 2.5mg in Arkansas online