Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex E60

Transparent– Ngjyrë për nuancim të plotë dhe pigmentim të plotë për hapësira të jashtme.

Përdorimi: Akrylat Fassadex Transparent i jashtëm është produkt i gatshëm për përdorim, i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapësirave të jashtme, të cilat janë të dedikuara për pigmentim me sistemin Ebaufix Classic Collection dhe sisteme tjera të ngjyrërave kompjuterike. Akrylat Fassadex Transparent i jashtëm shquhet për arritjen e nuancimeve me tone të mbyllura gjatë pigmentimit me sistemet e përcaktimit të nuancimeve kompjuterike. Ka punueshmëri të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Përfundimi rezulton me një sipërfaqe mat, me rezistencë të lartë ndaj agjendëve gërryes.

Aplikimi: Akrylat Fassadex Transparent i jashtëm aplikohet me brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para aplikimit.Për 1m2 nevojiten 250-300gr Akrylat Fassadex. Transparent i jashtëm, aplikimi mund të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mirë dhe jo të degraduara. Akrylat Fassadex Transparent i jashtëm aplikohet në dy duar të njëpasnjëshme. Baza ku vendoset Akrylat Fassadex Transparent i jashtëm, duhet të jetë e pastër dhe pa pluhur. Pajisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg.

Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.