Mirë se erdhët në Ebaufix

BauPlast 999

Fasadë mermeri
shumëngjyrëshe – Buntsteinputz

Akrylat Bauplast është fasadë shumëngjyrëshe e prodhuar nga gurë të përzgjedhur natyral, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Baza ku vendoset Akrylat Bauplast duhet të jetë e pastër dhe e thatë.
Para përdorimit të Akryl Bauplast, sipërfaqja duhet të lyhet me Akryl Emulzion (CCA 100gr/m2)

Përgatitja: E tërë sasia e Akrylat Bauplast duhet të përzihet mirë derisa të arrijë nivelin e njëjtë të dendësisë dhe shkumës.

Aplikimi: Me rrafshues të pa koroduar çeliku në trashësi prej 2-3mm rrafshohet masa derisa të humbet pamja “qumështore”, pastaj bëhet rrafshimi final. Puna duhet të bëhet pa ndërprerje nga njëri kënd i murit në tjetrin. Në objekte shumëkatëshe punohet në ndërkohë në të gjitha katet.

Përdorimi: Brenda 2 orësh, të mos përzihet me material tjera. Nëse punohet në kushte jo të mira atmosferike muri duhet të mbrohet nga të reshurat.

Paketimi: 25kg

Temperatura e përdorimit: +5°C – 25°C Pastrimi mjeteve të punës menjëherë pas përdorimit

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.