Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex i85

Semi Transparent – Ngjyrë për pigmentim të
mesëm, për përdorim të brendshëm

Përdorimi: Fassadex Semi-Transprent i brendshëm është produkt i gatshëm për përdorim, i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapësirave të brendshme, të cilat janë të dedikuara për pigmentim me sistemin Ebaufix Classic Collection dhe sisteme tjera të ngjyrërave kompjuterike. Fassadex Semi-Transprent i brendshëm karakterizohet për aftësinë e arritjes së nuancimeve me tone të mbyllura gjatë pigmentimit me sistemet e përcaktimit të nuancave të ndryshme.Ka punueshmëri të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Përfundimi rezulton me një sipërfaqe mat, me rezistencë të lartë ndaj agjendëve gërryes.

Aplikimi: Fassadex Semi-Transprent i brendshëm aplikohet me brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para përdorimit. Për 1m2 nevojiten 250-300 gr Fassadex Semi-Transprent i brendshëm, aplikimi mund të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mirë dhe jo të degraduara. Fassadex Semi-Transprent i brendshëm aplikohet në dy duar të njëpasnjëshme.Baza ku vendoset Fassadex Semi-Transprent i brendshëm duhet të jetë e pastër dhe e pa pluhur.Pajisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg.

Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.