Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex i90

Transparent – Ngjyrë për pigmentim të
mesëm, për përdorim të brendshëm

Përdorimi: Fassadex Transprent i brendshëm është produkt i gatshëm për përdorim, i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapësirave të brendshme, të cilat janë të dedikuara për pigmentim me sistemin Ebaufix Classic Collection dhe sisteme tjera të ngjyrërave kompjuterike. Fassadex Transprent i brendshëm karakterizohet për aftësinë e arritjes së nuancimeve me tone të mbyllura gjatë pigmentimit me sistemet e përcaktimit të nuancave të ndryshme. Ka punueshmëri të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Përfundimi rezulton me një sipërfaqe mat, me rezistencë të lartë ndaj agjendëve gërryes.

Aplikimi: Fassadex Transprent i brendshëm aplikohet me brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para përdorimit. Për 1m2 nevojiten 250-300 gr Fassadex Transprent i brendshëm, aplikimi mund të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mirë dhe jo të degraduara. Fassadex Transprent i brendshëm aplikohet në dy duar të njëpasnjëshme. Baza ku vendoset Fassadex Transprent i brendshëm, duhet të jetë e pastër dhe e pa pluhur. Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg.

Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.