Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex i75

Akrylat Fassadex - Ngjyrë ekonomike
për përdorim të brendshëm

Përdorimi: Akrylat Fassadex Ekonomik është produkt i gatshëm për përdorim, i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapësirave të brendshme. Posedon aftësi të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë.

Aplikimi: Akrylat Fassadex Ekonomik aplikohet me rrul, brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para përdorimit. Për 1m2 nevojiten 250-300gr Akrylat Fassadex Ekonomik, aplikimi të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mire dhe jo të degraduara. Baza ku vendoset Akrylat Fassadex Ekonomik duhet të jetë e pastër dhe e pa pluhur. Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg.

Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.