Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassadex i80

Akrylat Fassadex Premium - Ngjyrë për përdorim të brendshëm

Përdorimi: Akrylat Fassadex Premium është produkt i gatshëm për përdorim i cili aplikohet për lyerjen, mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, tavaneve dhe hapsirave të brendshme, karakterizohet nga mbulueshmëria dhe bardhësia e lartë . Ka punueshmëri të lehtë në aplikim, nivelim si dhe ngjitje të fortë dhe tharje të shpejtë. Përfundimi rezulton me një sipërfaqe mat me rezistencë të lartë ndaj agjendëve gërryes.

Aplikimi: Akrylat Fassadex Premium aplikohet me: rrul, brushë cilindrike, furçë ose pompë. Masa duhet të përzihet para përdorimit. Për 1m 2 nevojiten 150-250gr Akrylat Fassadex Premium. Në mure të lëmuara (glet) mbulueshmëria është më e lartë, ndërsa në mure të vrazhda ( jo të lëmuara) harxhueshmëria rritet. Aplikimi mund të bëhet në dy duar (shtresa), mbi sipërfaqet në gjendje të mirë dhe jo të degraduara. Akrylat Fassadex Premium aplikohet në dy duar të njëpasnjëshme. Baza ku vendoset Akrylat Fassadex Premium, duhet të jetë e pastër dhe e pa pluhur. Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg, 25kg.

Temperatura e aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejteperdrejtë ndaj diellit, të mbrohet nga ngricat

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit.