Mirë se erdhët në Ebaufix
Glet final me granulometri ekstra të imët, me bazë cimento dhe e modifikuar me polimer akrylik. Kur përzihet me ujin formohet një produkt në formë paste me veti shumë të mira në punim, për trajtimin e mureve të jashtme të ndërtesave. Klasifikohet në kategorinë e llaçit GP CS II, ËO në bazë të standartit EN998-1. Eshtë e përshtatshme për sipërfaqe betoni, llaç me bazë cimento etj.
Udhëzime përdorimi: Sipërfaqja që do të trajtohet me Glet Lemim duhet të mos ketë në sipërfaqe pluhur, bojë ose mbetje të tjera. Nuk ka nevojë të lyhet sipërfaqja e mureve me bazë, përpara trajtimit me Glet Lemim.
Aplikimi: Thesin e Glet lemimit e përziejmë në ujë duke e përdorur një mikser me shpejtësi të ngadaltë, derisa të arrihet një masë kremoze e cila të mund të punohet lehtë. Përzierja aplikohet me vegël metalike me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë (pas 2-3 ore). Lëmimi i sipërfaqes me letër të ashpër kryhet pas 12 ore.
Konsumi: Afërsisht 1, 1 kg/m2/mm trashësi shtresë.
Paketimi: 20kg
Afati i materialit në paketim: 12 muaj.