Mirë se erdhët në Ebaufix

Betonkontakt

Beton kontakt siguron ngjitjen e fortë të fasadave dekorative, llaçit, dhe hidroizoluesve.

Përdorimi: përdoret në industrinë e ndërtimtarisë, është masë e gatshme për përdrorim. Sipërfaqja ku aplikohet Ebaufix Beton Kontakt duhet të jetë e pastër, pa pluhur dhe pa mbetje të tjera. Beton Kontakt arrinë të depërtojë brenda poreve të betonit, në këtë menyrë funksionon si shtresë lidhëse ndërmjet substratit dhe bojës, ngjitësit, llacit ose fasadës.

Aplikimi: Ebaufix Beton Kontakt duhet të perzihet mirë para aplikimit, siguron ngjitjen e më vonshme në beton, aplikohet në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Aplikohet me brushë ose cilindër, para se të aplikohen shtresat tjera të materialeve.

Pamja: Emulzion me kokërra kuarci.

Konsumi: 150-200 g/ m2, në varësi të absorbuesit të substratit. Paisjet dhe veglat e punës duhet të pastrohen menjëherë pas aplikimit të produktit.

Paketimi: 5kg, 10kg, 15kg, 20kg

Temperatura e Aplikimit: +5°C – 25°C

Magazinimi: Duhet të mbrohet nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë ndaj diellit dhe nga ngricat.

Afati i qëndrueshmërisë: 12 muaj nga data e prodhimit