Mirë se erdhët në Ebaufix

GletPro 500

Glet Final Profesional 500
I brendshëm

Glet Final është përzierje e bardhë, me granulometri ekstra të imët, me bazë cimento dhe e modifikuar me polimer akrylik. Kur përzihet me ujin formohet një produkt në formë paste me veti shumë të mira në punim, për trajtimin e mureve të brendshme të ndërtesave. Glet Final përdoret për të stukuar sipërfaqet e mureve të brendshme, të cilat me pas do të lyhen me bojë ose ndonjë shtresë tjetër.Eshtë e përshtatshme për sipërfaqe betoni, llaç me bazë cimento etj.

Udhëzime përdorimi: sipërfaqja që do të trajtohet me Glet Lemim duhet të mos ketë pluhur në sipërfaqe, ngjyrë apo mbetje të tjera. Përpara trajtimit me Glet Lemim nuk ka nevojë të lyhet sipërfaqja e mureve me bazë.

Aplikimi: Glet Lemim e përziejmë në ujë duke e përdorur një mikser me shpejtësi të ngadaltë, derisa të arrihet një masë kremoze e cila të mund të punohet lehtë. Përzierja aplikohet me vegël metalike me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë (pas 2-3 ore). Lëmimi i sipërfaqes me letër të ashpër kryhet pas 12 ore.

Konsumi: afërsisht 1, 1 kg/m2/mm trashësi shtresë.

Paketimi: 20kg.

Kushtet e ruajtjes: ambiente të thata e pa lagështi.

Afati i materialit në paketim: 12 muaj.