Mirë se erdhët në Ebaufix

GletFix 444

GletFix 444
Glet Profesional rrafshues

Glet Rrafshues është masë rrafshuese me granulometri të imët, me bazë cimenton, e modifikuar me ezina akrilike, për aplikime në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Duke e përzier me ujë, do të formohet një masë kremoze me veti shumë te mira për tu aplikuar, e pershtatshme për rrafshimin e sipërfaqeve. Klasifikohet si llaç I kategorisë PCC R2 në bazë të standartit EN 1504-3. Udhëzime përdorimi: Substrati: Substrati duhet të jetë I qëndrueshem, pa përmbajtje pluhuri,yndyrë ose mbetje të tjera.

Aplikimi: Glet Rrafshues shtohet ngadalë në një enë me ujë, nën përzierjen e ngadaltë, derisa të formohet një masë kremoze. Afërsist 3 pjesë Glet Rrafshues kanë nevojë për një pjesë uje.

Konsumi: Afërsisht 1,3 kg/m2/mm shtresë trashësie. Glet Rrafshues ofrohet në thase letre 25kg. Mbulimi iplasaritjeve, poreve ose çarjeve të sipërfaqeve të mureve.

Jetëgjatësia - Magazinimi: 12 muaj prej datës së prodhimit. Nqs magazinohet në paketimin origjinal të pademtuar, në vende të thata, larg lagështirës dhe ngrirjes.

Vërejtje: Temperaturat gjatë aplikimit duhet të jenë mbi 5°C. Glet Rrafshues përmban cimento dhe vepron si produkt bazik kur vepron me ujin, dhe klasifikohet si irritant. Konsultohuni për perdorimin dhe keshillat e mbrojtjes të shkruara në thes.