Mirë se erdhët në Ebaufix

Fassade F20

Fasadë Dekorative Full 1.0 – 1.5mm, 2.0mm

Fasadë Minerale është produkt i parapërzier, me kokrriza1 deri në 3 mm në përmbajtjen e vet, e përforcuar me rezina.

Ebaufix Fasadë Minerale ofron: Aftësi të lartë kundrejt thithjes se ujit në bazë të DIN 18550. Aftësi të lartë për avullimin e ujit prej sistemit (efekti i frymëmarjes së sistemit). Veti të standardizuara dhe stabël. E përshtatshme për aplikime të brendshme dhe të jashtme. Parandalon krisjen ose çarjen e mureve shumë më mirë se llaçi normal. Aplikohet shumë lehtë. Klasifikohet në kategorine e llacit GP CS IΙ, W2 sipas standartit ΕΝ 998-1.

Udhëzime përdorimi: Substrati duhet të mos ketë mbetje pluhuri, yndyre ose mbetje të natyrave të tjera. Rekomandohet që përpara aplikimit të Ebaufix Fasadë Minerale, substrati të lyhet me Ebaufix Ngjyrë Bazë, e cila ul aftësinë thithëse të substratit për të siguruar strukturë dhe paraqitje homogjene në të gjithë sipërfaqen.

Fushat e aplikimit: Ebaufix Fasadë Minerale përdoret për të krijuar një sipërfaqe me reliev, qe nuk përthith ujë dhe aplikohet mbi substrate ku kërkesa për ngjitshmëri dhe elasticitet është e madhe. Ebaufix Fasadë Minerale është shtresa përfundimtare. Në kombinim me ngjitesat e stiroporit formojnë sistemin e termoizolimit.

Aplikimi: Ebaufix Fasadë Minerale hidhet në ujë të pastër duke e përzier vazhdimisht, derisa një masë kremoze të formohet. Përziersi duhet të jetë i pastër, për të mënjanuar ndikimin në ngjyrën e fasadës. Fasada aplikohet me dorë, duke përdorur vegël metalike. Më pas fasada punohet me vegël plastike duke i dhënë drejtim horizontal, vertikal ose rrethor, në varësi të strukturës përfundimtare që kërkohet. Koha e punës varet nga aftësia ujëthithëse e substratit dhe temperaturës së ambientit gjatë aplikimit.

Konsumi: Afërsisht 1,4 kg/m /mm trashësi aplikimi të fasadës. Rekomandohet të aplikohet ne trashësi 1,5- 2 mm.

Paketimi: thasë 25kg.

Jetëgjatësia: 12 muaj nga data e prodhimit, nqs ruhet në paketimin origjinal dhe të padëmtuar, në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.

Verejtje: Temperaturat gjatë aplikimit duhet të jenë mbi +5 C. Baufix Fasadë Minerale përmban çimento dhe vepron si produkt bazik kur vepron me ujin, dhe klasifikohet si irritant.