Welcome to EbauFix.
Fasadë Minerale është produkt i parapërzier, me kokrriza1 deri në 3 mm në përmbajtjen e vet, e përforcuar me rezina. Ebaufix Fasadë Minerale ofron: Aftësi të lartë kundrejt thithjes se ujit në bazë të DIN 18550. Aftësi të lartë për avullimin e ujit prej sistemit (efekti frymëmarjes së sistemit). Veti të standardizuara dhe stabël. E përshtatshme për aplikime të brendshme dhe të jashtme. Parandalon krisjen ose çarjen e mureve shumë më mirë se llaçi normal. Aplikohet shumë lehtë Klasifikohet në kategorine e llacit GP CS IΙ, W2 sipas standartit ΕΝ 998-1.
Udhëzime përdorimi: Substrati duhet të mos ketë mbetje pluhuri, yndyre ose mbetje të natyrave të tjera. Rekomandohet që përpara aplikimit të Ebaufix Fasadë Minerale, substrati të lyhet me Ebaufix Ngjyrë Bazë, e cila ul aftësinë thithëse të substratit për të siguruar strukturë dhe paraqitje homogjene në të gjithë sipërfaqen.
Fushat e aplikimit: Ebaufix Fasadë Minerale përdoret për të krijuar një sipërfaqe me reliev, qe nuk përthith ujë dhe aplikohet mbi substrate ku kërkesa për ngjitshmëri dhe elasticitet është e madhe. Ebaufix Fasadë Minerale është shtresa përfundimtare. Në kombinim me ngjitesat e stiroporit formojnë sistemin e termoizolimit.
Aplikimi: Ebaufix Fasadë Minerale hidhet në ujë të pastër duke e përzier vazhdimisht, derisa një masë kremoze të formohet. Përziersi duhet të jetë i pastër, për të mënjanuar ndikimin në ngjyrën e fasadës. Fasada aplikohet me dorë, duke përdorur vegël metalike. Më pas fasada punohet me vegël plastike duke i dhënë drejtim horizontal, vertikal ose rrethor, në varësi të strukturës përfundimtare që kërkohet. Koha e punës varet nga aftësia ujë thithëse e substratit dhe temperaturës së ambientit gjatë aplikimit.
Konsumi: Afërsisht 1,4 kg/m /mm trashësi aplikimi të fasadës. Rekomandohet të aplikohet ne trashësi 1,5- 2 mm.
Paketimi: thasë 25kg.
Jetëgjatësia: 12 muaj nga data e prodhimit, nqs ruhet në paketimin origjinal dhe të padëmtuar, në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.
Verejtje: Temperaturat gjatë aplikimit duhet të jenë mbi +5C. Ebaufix Fasadë Minerale përmban çimento dhe vepron si produkt bazik kur vepron me ujin, dhe klasifikohet si irritant.